Description
AKA Rosato IGP Salento është një verë e prodhuar nga Produttori di Manduria (Taranto, Puglia_Italy). Kjo verë rozë “Salento” vjen nga rrushi Primitivo. Rrushi vilet manualisht nga vreshtat 20 deri në 40-vjeçare të kultivuara me fidanë të Apulias në toka gëlqerore me teksturë të mesme, të vendosura në zonën e verës të Manduria. Fermentimi I tyre fillon me vjeljen e rrushit në fund të gushtit. Pas korrjes dhe shtypjes së butë dhe fermentimi për 12 orë. Vijon termo-kondicionimi i procesit të fermentimit në kazanët e çelikut.
AKA Rosato ka një ngjyrë rozë koralesh, kristalore, e cila parashikon strukturën e mirë të verës. Aroma karakterizohet nga bashkim frytash aromatike, molla e kuqe, luleshtrydhet e egra të freskëta dhe mjedra. Në shije, aroma është e thatë dhe të jep një ndjesi të këndshme. Vere e butë me një shije të ndjeshme freskie dhe qëndrueshmëri të zgjatur të nuhatjes.