Përshkrim
Primitivo di Manduria prodhohet nga kantina e Produttori di Manduria (Taranto’ Puglia / Itali).
ELEGIA është e prodhuar nga rrushi i korrur me dorë në vreshta 50-vjeçare të mbjella me fidanë të Apulias, vendosur në të njëjtën zonë me Mandurian. Fermentimi bëhet pas procesit të kujdesshëm të vjeljes dhe shtypjes së rrushit dhe pason me termo-kondicionimit në kazanët e çelikut. Kjo pasohet nga maturimi I saj për 12 muaj në barrikat Allier Franceze.
ELEGIA Primitivo di Manduria ka një ngjyrë të kuqe rubini me reflektime intensive të shegës. Aroma është intensive dhe komplekse, nga manaferrat e pjekur (qershi, mjedër, manaferrë) dhe reçel (kumbull). Sugjerimet pikante të vaniljes dhe notave balsamike në finale janë të qarta. Në degustim, shija është e thatë, e ngrohtë, e butë, tanike, shije e vazhdueshme, e rrumbullakosur nga diapazoni shijues I esensave të qëndrueshme.